Türkçe | English | Pусский

Metlab Otomasyon Sistemleri İle Verimli Enerji

Metlab Test Ayar Ekipmanları

KOSOVA TANITIM

Kosova Ticaret Odasının öncülüğünde, Bakanlar, Belediye Başkanları, Civar ülkelerin ticari ataşeliklerinin de dahil olduğu 200 den fazla katılımcıya Metlab firmasının tanıtım sunumu gerçekleştirildi. Toplantı Kosova ve civar ülke televizyonlarında ve haber sitelerinde haber olarak yayınlandı.

MetLab, kompania Turke e interesuar për investime në Kosovë

Kosova çdo ditë e më shumë po bëhet vend tërheqës për investitorët e huaj që të vinë e të investojnë në Kosovë.

Së fundi në Kosovë është duke qëndruar njëra prej kompanive më të mëdha botërore MetLab e cila është kompani turke që ofron shërbime dhe produkte për sektorin e metrologjisë.

Por që kjo kompani të vie e të investojë në Kosovë, duhet edhe mbështejta e ministrive dhe institucioneve kosovare.

Kjo kompani shprehet e gatshme për të investuar në Kosovë. Menaxheri i kësaj kompanie, Saban Gyl, ka thënë për Indeksonline se Kosova është vend ideal i shumë shteteve për të investuar.

“Kosova është një vend potencial për investime. Synimi është që Kosova përmes zhvillimit të ekonomisë të hy në Bashkimin Evropian. Të bëhet një tregti e lirë në Kosovë, për një ambient shumë më të pastër”, ka thënë ai.

Gyl ka bërë të ditur se ekipi i tij ka ardhur në Kosovë për ti parë për së afërmi kushtet për fillimin e investimeve.

“Kemi ardhur në Kosovë që ti shohim për së afërmi kushtet dhe të fillojmë një investim në Kosovë. Duam që të punojmë së bashku për këtë projekt”, ka thënë ai.

[img src="http://www.indeksonline.net/sistemi/data/2(263).jpg" width="400" height="299" alt="" >

Edhe kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Safet Gërxhaliu është shprehur entuziast për fillimin e e bashkuphnumit të Kosovës me këtë investitor turk. Gërxhaliu është shprehur se pa investime ekonomike nuk mund të ketë integrim politik të Kosovës për në mekanizmat ndërkombëtar.

“Në Kosovë flitet shumë për procese integruese, por ne jemi të mendimit qe pa integrim ekonomik është e panundur të ketë integrim politik", ka thënë ai, duke shprehur gaditshmërinë për investime në Kosovë të kompanisëMetLab.

Ndërkaq personi i cili solli këta investitor në Kosovë, iniciatori i këtij projekti, Fikret Bangu është shprehur se kompania MetLab është shumë e interesuar që të investojnë në Kosovë. Bangu në një prononcim për Indeksonline theksoi se për këtë projekt ka më shumë se gjashtë muaj që është duke u përkujdesur që ta bind këtë kompani turke që të vie e të investojë në Kosovë.

“Që nga janari i këtij viti ne jemi duke punuar në vazhdimësi për nisjen e këtij projekti. Kanë filluar takimet me kompanie përkatëse. Ata shprehnin gaditshmërinë e tyre që të vinë në Kosovë dhe të investojnë për një projekt të tillë”, ka thënë Bangu.



Ai theksoi se edhe Oda Ekonomike e Kosovës e ka mbështetur këtë projekt që në fillimet e tija.
“Shpresojmë shumë në mbështetjen e Republikës së Kosovës lidhur me këtë projekt. Ne duhet të bëjnë tregun leverdisës, në mënyrë që investitorët e huaj të vinë e të investojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Bangu tregoi se për investimet e kësaj kompanie janë duke u interesuar edhe shtetet fqinje të Kosovës si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi e Shqipëria. Por ai si dhe investitorët shprehen gaditshmërinë e tyre që investimet e tyre ti shfaqin në Kosovë


Ai u bëri thirrje institucioneve kosovare që ta bindi këtë investitor që të bëjë investime milionëshe në Kosovë.
“Investitorët tash po presin ofertat e Qeverisë. Shpresoj që investitorët ta zgjedhin Kosovën, dhe që investimet e tyre ti bëjnë këtu”, ka thënë Bangu për Indeksonline. Ai ka bërë të ditur se tashmë është gjetur zona industriale për investime të kësaj kompanie.



E ndërkaq kompania turke pritet që të qëndrojnë në Kosovë deri në fund të kësaj jave. Ata do të kenë takime të ndryshme për diskutimin e fillimeve të investimeve të reja në Kosovë.

Kompania MetLab u themelua në vitin 2007 në Ankara. METLAB ofron shërbime për sektorin e metrologjisë. Aktivitetet e saja janë me rrymë ujë dhe në gaz. Kjo kompani shërben poashtu si laborator për shërbime të metrologjisë. Ka më shumë se 22 inxhinier të kualifikuar për zhvillim dhe hulumtim të metrologjisë./Indeksonline/

Dokümanlar